mormon.org Në mbarë botën
Joel: misionar, student, fizik, mathëmatik, kamping, mundje, Mormon.

Përshëndetje, unë jam Joel

Rreth Meje

Jam më i madhi prej katër djemve. Po studioj fizik e mathëmatik në fakultet. Kam shumë qejf për mundje, çiklizëm, dhe peshëngritje. Gjithashtu, më pëlqen të eksploruarit të natyrës, veçanërisht përmes kamping. Shpresoj që një ditë do të kem mundësinë për të udhëtuar nëpër Evropë.

Përse Jam Mormon

Jam një Mormon sepse asnjë gjë tjetër në jetën time s'më ka sjellë lumturi kaq të madhe. Kisha gjithmonë ka qenë një burim i vazhdueshëm lumturie e dashurie. Kur jeta është bërë e vështirë, ajo ka qenë një burim force për mua në të kapërcyerit të vështirësive. Gjithashtu jam mirënjohës për diturinë që kam në lidhje me shlyerjen e Jezu Krishtit. Falë kësaj diturie, unë e di, që ne mund të falemi për gabimet tona, edhe që mund të pastrohemi nga ndjenjat e fajit dhe dëshpërimit që vijnë si pasoja e mëkateve tona.

Si e jetoj unë besimin tim

Unë jetoj besimin tim duke përpjekur për të qenë një shembull i mirë për shokët e mi e familjen time. Përpiqem të jetoj standardët e ungjillit, dhe të jem një ndikim pozitiv për ata që më rrethojnë. Gjithashtu, tani për tani, po shërbej një mision me kohë të plotë për kishën time. Po e përhap mesazhin e ungjillit në kombet e Kosovës dhe Shqipërisë, dhe mua më pëlqen shumë të qenit misionar. Më është dhënë një mundësi e veçantë për t'u treguar të gjithëve për këtë mesazh lumturie dhe paqeje, dhe po përpiqem ta shfrytëzoj këtë, të ndihmoj sa më shumë njerëz.