mormon.org Në mbarë botën
Megis Çeli: misionare, studente, futboll, shqiptare, mormone, lumturia, Mormon.

Përshëndetje, unë jam Megis Çeli

Rreth Meje

Unë shërbeva nje Mision me kohë të plotë në Misionin e San Jose-s në Kalifroni. Ishte një nga përvojat sa të vështirë por edhe të mrekullueshëm, gjë që më ndryshoi jetën dhe më forcoi dëshminë për Shlyerjen e Shpëtimtarit. Mua më pëlqen të këndoj dhe jam shumë e apasionuar me muzikën, sidomos atë Country. Më pëlqen të bëj ngjitje në mal, të njoh njerëz të rinj, të mësoj më shumë rreth kulturat dhe vendet e ndryshme të botës, dhe të luaj futboll është nje pasionet e mia po ashtu.

Përse Jam Mormon

Unë jam Mormone sepse kam marrë një dëshmi shumë të fortë që Kisha që Jezu Krishti themeloi kur ishte këtu në Tokë, është rivendosur nëpërmjet një Profeti të Zotit. Unë jam Mormone sepse ka qenë vendimi më i mirë qe kam marre ndonjëherë në jetën time. Unë jam Mormone dhe jam e lumtur! A do të jesh edhe ti? :)

Ngjarje Personale

Lutemi ndani ndjenjat/dëshminë tuaj për Jozef Smithin.

Jozef Smithi ishte vetëm 14 vjec por me një besim të jashtëzakonshëm, sa bëri të mundur që për shkak të besimit të tij e gjithë bota sot mund të dijë me siguri që ai ishte me të vertetë nje Profet i Zotit. Unë e di, që edhe pse nuk e kam parë atë ne jetën time, as nuk kam qenë atje kur ai u lut në Korijen e Shenjte kur Ati Qiellor dhe Jezu Krishti iu shfaqën, e di me sigurinë më të madhe që ai me të vërtetë i pa ata. Dhe për shkak se ai i pa ata, ai dëshmoi, dhe për shkak se ai dëshmoi, unë jam lutur për të besuar atë ndodhi dhe dëshmi të atij Profeti. Shpreh mirënjohjen time për gjithcka që ai bëri për të rivendosur edhe një herë Kishën e vërtetë të Jezu Krishtit këtu në Tokë.

Si e jetoj unë besimin tim

Të jetuarit e besimit është nganjëherë e vështirë dhe nganjëherë e lehtë, por ajo që është më e rëndësishme është që Zoti është gjithmonë pranë nesh për të na përkrahur dhe forcuar. Unë e jetoj besimin tim duke u shërbyer të tjerëve dhe duke u përpjekur sa më shumë të bëj ato gjëra qe Krishti bëri kur ishte këtu në Tokë.