mormon.org Në mbarë botën

Përshëndetje, unë jam Luis

  • Luis Rojas
  • Luis Rojas
  • Luis Rojas
  • Luis Rojas
  • Luis Rojas
  • Luis Rojas
  • Luis Rojas
  • Luis Rojas

Rreth Meje

Bashkëshortja ime dhe unë ia kalojmë shumë mirë. Ne zbavitemi shumë së bashku. Më pëlqejnë filmat dhe muzika. Puna ime më gëzon shumë. Çdo ditë është një sfidë teksa punoj për t’ia dalë që sistemet kompjuterike të biznesit të funksionojnë mirë dhe pavarësisht nga gjendja ime fizike, mund të them se kam bërë arritje: jam i pavarur, jam bashkëshort, udhëtar, kam shtëpinë time. … Një mal me gjëra!!

Përse Jam Mormon

E gjeta Kishën kur isha 14 vjeç falë një miku të mirë që më tregoi përvojën e tij, dhe ishte e pabesueshme se sa u mposhta nga kureshtja por, kur arrita ta njihja ungjillin e Jezu Krishtit, mora vendimin të isha pjesë e saj. Nuk ishte e lehtë në fillim. Deri tani e kam gëzuar çdo minutë shërbimi në Kishë. Dëshmia ime është e fortë. Kam një mal përvojash që ma kanë pohuar se jam tek e vërteta!

Si e jetoj unë besimin tim

Në këtë kohë punoj me të rinjtë dhe ata janë të jashtëzakonshëm, plot gjallëri, por është edhe sfidë të futem në zemrat e tyre gjithnjë duke u përpjekur t’i argëtoj dhe dëfrej, por edhe t’i këshilloj dhe t’u jap një shembull më të mirë për mposhtjen e sfidave! Nëse unë munda, pse nuk munden ata?!