Ndërkohë që e kaluara dhe përvojat tona janë të ndryshme, ne ndajmë një angazhim të thellë ndaj Jezu Krishtit, ndaj njëri-tjetrit dhe fqinjëve tanë. Shikojini këto histori besimi në jetën e përditshme të mormonëve. Ju mund të takoni mormonë edhe këtu.
Besimi ynë ndikon thuajse në çdo aspekt të jetës sonë. Përtej thjesht të besuarit te Jezu Krishti, ne përpiqemi t’i sjellim mësimet e Tij në jetë në shtëpi, në punë dhe në komunitetet tona. Këtu janë disa nga përparësitë kulturore të përqafuara nga anëtarë të Kishës nëpër botë.
Ne të gjithë jemi fëmijë shpirtërorë të një Ati Qiellor të dashur që na dërgoi në këtë tokë për të mësuar dhe për t’u rritur në një gjendje të vdekshme. Si mormonë, ne jemi pasues të Jezu Krishtit. Ne e jetojmë jetën tonë për t’i shërbyer Atij dhe për të dhënë mësim planin e Tij të përjetshëm për secilin prej nesh.
Faleminderit që kërkuat misionarë nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Ata duhet t’ju kontaktojnë brenda pak ditësh.
Porositni falas një Libër Mormoni
Faleminderit që e kërkuat Librin e Mormonit nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Ju duhet të kontaktoheni nga misionarët brenda pak ditësh.
Faleminderit që e kërkuat Biblën e Shenjtë nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Ju duhet të kontaktoheni nga misionarët brenda pak ditësh.
Kisha e Krishtit
Kisha e Jezu Krishtit
Nga ana tjetër, për shkak të ndjekjes së udhës së Jezu Krishtit, Ai na premton shumë gjëra, dy nga të cilat
janë përgjigje për lutjet tona dhe qetësi në shpirtin tonë. Ne të gjithë mund të bëjmë pak
pushim. Ne të gjithë luftojmë me diçka. Të gjithëve Ai na thotë: Lërini barrët tuaja. Më
lini ta mbaj barrën tuaj. Largohuni nga errësira dhe shkoni në dritë. Ai gjithashtu premton
paqe. “Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time. . . . zemra juaj mos u trondittë
dhe mos u frikësoftë" (Gjoni 14:27).
Itinerari për te Ati ynë Qiellor dhe Biri i Tij Jezu Krishti
është përvijuar në ungjillin e rivendosur dhe që jepet mësim nga Kisha e Jezu Krishtit e
Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Ai fillon me të qenit i pagëzuar në tufën e Krishtit dhe
në pjesëmarrjen në ordinancat e Tij të shenjta dhe në anëtarësinë e Kishës së Tij. Udhëtimi
vijon me një bashkësi të dashur qëllimi i të cilit është të ngrejë dhe të ngrihet – dhe
përfundimisht të shpëtohemi në Mbretërinë e Perëndisë.
Anëtarët Tanë
Është e vështirë të përfytyrosh, duke pasur parasysh që Kisha
u krijua në 1830-ën me një bashkësi të vockël prej vetëm pak anëtarësh. Pavarësisht se si
mendojnë shumë njerëz, sot vetëm rreth 14 përqind e anëtarëve të saj jeton në Juta dhe më
shumë se gjysma jeton jashtë Shteteve të Bashkuara. Kisha ka afro 30.000 bashkësi dhe më
shumë se 130 tempuj në mbarë botën. Ajo boton revista të përmuajshme në 50 gjuhë dhe ka
botuar më shumë se 100 milionë kopje të Librit të Mormonit në më shumë se 93 gjuhë. Me më
shumë se 50.000 misionarë në 162 vende, anëtarësia vijon të rritet. Ne mblidhemi në bashkësi
vendore që quhen lagje ose degë çdo të diel, për të adhuruar dhe mësuar. Një peshkop ose
president dege i kushton shumë orë vullnetarisht çdo javë udhëheqjes së bashkësisë të tij
për të cilën ai nuk merr pagesë.
Le të themi se fqinja jonë është shumë sëmurë. Ajo lutet me
zjarr që Perëndia ta ndihmojë të bëhet më mirë, t’i japë paqe dhe ta ndihmojë të kujdeset
për fëmijët e saj. Perëndia i dëgjon lutjet e saj dhe dërgon një nga ne që ta ndihmojë. Nëse
i mbajmë vesh nxitjet e Tij, ne do të dimë se ajo ka nevojë për një vizitë, ndihmë për
fëmijët e saj dhe ndoshta një gjellë të nxehtë. Kur i shërbejmë njëri-tjetrit, ne i
shërbejmë Perëndisë. Ne gjithashtu shërbejmë vullnetarisht brenda bashkësisë sonë, duke bërë
gjëra të tilla si mësimdhënia në shkollën e së dielës, puna me rininë, organizimi i
projekteve të shërbimit dhe përkujdesja për godinën e kishës.
Çfarë paqe më të madhe mund të keni sesa të dini se mund të
jetoni me familjen tuaj pasi të vdisni? Qëllimi qendror i më shumë se 130 tempujve tanë të
shenjtë është të bashkojnë familje për përjetësi. Kur një burrë e një grua martohen në
tempull martesa e tyre nuk do të përfundojë me vdekjen, por mund të vazhdojë përgjithmonë.
Gjithashtu në tempull anëtarët mund të kryejnë ordinanca të rëndësishme për anëtarët e
familjes që kanë vdekur përpara se të kishin mundësi të pagëzoheshin në Kishë. Kjo do të
thotë se ata ende mund ta pranojnë Planin e Shpëtimit të Perëndisë edhe pas vdekjes. Të
gjithë janë të mirëpritur të vizitojnë terrenet e rregulluara bukur të tempujve te cilido
nga tempujt tanë. Ata mund të marrin pjesë edhe në shtëpi të hapura përpara se tempulli të
përkushtohet për punën e tij të shenjtë, pas të cilit vetëm mormonët e denjë mund të
hyjnë.
Një Popull Besëlidhës
Një besëlidhje është një marrëveshje solemne midis Perëndisë
dhe fëmijëve të Tij. Duke bërë premtime të shenjta për të mbajtur urdhërimet e Perëndisë ne
bëhemi një popull besëlidhës. Zoti na mësoi: “Nëse më doni, zbatoni urdhërimet e mia" (Gjoni
14:15). Ai na do duke na ndihmuar që të kthehemi tek Ai. Për t’i bërë besëlidhjet të
vlefshme, ne marrim pjesë në një ceremoni të shenjtë që quhet ordinancë, e drejtuar nga
dikush që ka autoritet nga Perëndia.
E para nga të cilat është pagëzimi. Pagëzimi hap portën, duke filluar udhën që do të na kthejë në praninë e Tij. Kjo
besëlidhje është një premtim që bëjmë për ta ndjekur Jezu Krishtin gjatë gjithë jetës sonë.
Ajo simbolizon fundin e jetës sonë të vjetër dhe fillimin e një jete të re si dishepuj të
Krishtit. Ndërsa vazhdojmë përgjatë udhës së kthimit te Perëndia, ka besëlidhje
të tjera që ne i pranojmë dhe ordinanca të tjera që
marrim. Burrat e denjë mund të shugurohen në priftëri. Në tempujt tanë, një nga besëlidhjet
më të rëndësishme që bëjmë, është ordinanca e martesës, që bashkon një burrë e një grua së
bashku në përjetësi. Fëmijët e tyre pastaj mund të jenë pjesë e familjes së tyre të
përjetshme.
Është e vështirë të përfytyrosh se diçka e shkruar më shumë se
një mijë vjet përpara mund të na ndihmojë ne tani. Por gjersa urtësia e Perëndisë është pa
kohë, ne mund t’i lexojmë shkrimet e shenjta dhe t’i zbatojmë mësimet e tyre sot. Ato janë
udhëzuese që na ndihmojnë t’u përgjigjemi sfidave të kësaj jete. Ato janë gjithashtu
literatura më e mirë nxitëse e të gjitha kohëve, që ofron shpresë dhe ngushëllim në çdo
situatë. Perëndia na kërkon t’i studiojmë shkrimet e shenjta të Tij, kështu ne do ta njohim
vullnetin e Tij. Ne i pranojmë librat vijues si shkrime të shenjta: Bibla e Mbretit Xhejms,
Libri i Mormonit, Doktrina e Besëlidhje dhe Perla me Vlerë të Madhe.
Secili mund ta bëjë, kudo dhe në çdo kohë. Qofshim të
gjunjëzuar, të ulur apo në këmbë, duke u lutur me zë ose në qetësi, duke u lutur në grup ose
vetë, Perëndia do të na dëgjojë dhe do të na përgjigjet. Lutja është kaq e lehtë dhe kaq e
thjeshtë sa nuk mund ta vlerësojmë se çfarë privilegji është. Ajo është një linjë komunikimi
e drejtpërdrejtë me Atin tonë Qiellor që dëshiron të na ndihmojë për gjithë problemet dhe
pyetjet tona. Edhe pse Ai mund të mos na përgjigjet gjithmonë menjëherë ose në mënyrën që
presim, ne i besojmë shkrimet e shenjta kur thonë: “Lypni dhe do t’ju jepet; kërkoni dhe do
të gjeni; trokitni dhe do t’ju çelet" (Mateu 7:7).
Mbështetja e Udhëheqësve Tanë
Mormonët janë anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të
Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe janë zotuar të nderojnë dhe të ndjekin vullnetin e
Perëndisë, që vjen nëpërmjet Profetit dhe Apostujve të Tij. Kjo do të thotë se ne i dëgjojmë
plot lutje fjalët e tyre, i mbështesim ata dhe lutemi për mirëqenien e tyre. Gratë, si edhe
burrat, shërbejnë misione, mbajnë pozita udhëheqëse, marrin pjesë në këshilla udhëheqëse dhe
rregullisht japin mësim dhe luten në shërbime adhurimi në bashkësi. Gratë drejtojnë disa
organizata mbarëbotërore brenda Kishës, përfshirë Shoqatën e Ndihmës, organizata më e madhe
e grave në botë; organizatën e Të Rejave, që u shërben të rejave me moshë 12 deri 18 vjeç;
dhe organizatën e Fillores, që u jep mësim fëmijëve nga 18 muaj deri në 12 vjeç. Mundësitë
për shërbim janë thuajse pa fund dhe, duke punuar së bashku, gratë dhe burrat e Kishës
përpiqen t’i përgjigjen thirrjes së Shpëtimtarit, që u ka kërkuar dishepujve të Tij të
ushqejnë delet e Tij (Gjoni 21:16–17).
Të Qenit të Përgatitur
Thuajse çdo javë duket sikur mësojmë për një fatkeqësi që
ndodh diku në botë. Por fatkeqësi mund të ndodhin gjithashtu privatisht brenda mureve të
shtëpive tona. Gjëma të tilla si humbja e një pune, një borxh dërrmues, një plagë e rëndë,
një shtëpi e lënë në hipotekë që nuk mundemi ta paguajmë më tej, e kështu me radhë. Ne
besojmë në të qenit të përgatitur me aq sa mundemi për të tilla sfida. Për shembull, neve na
është këshilluar të kemi një furnizim të mjaftueshëm ushqimesh, uji të pijshëm dhe rezervash
financiare.
Ndihma Humanitare dhe Shërbimet e Mirëqenies
Kur tërmete dhe përmbytje sjellin shkatërrim kudo në botë,
Kisha është thuajse gjithmonë atje duke ofruar ndihmë që jepet nga anëtarët e saj. Ne nuk
bëjmë dallime sipas përkatësisë fetare, kombësisë apo shtetësisë. Ndihma arrin në 147 vende
dhe vlerësohet me dhjetëra milionë dollarë çdo vit. Është e gjitha pjesë e planit të
Perëndisë që ne të mbajmë barrët e njëri-tjetrit dhe të jemi duart e Tij në tokë. Programi i
mirëqenies i Kishës ndihmon gjithashtu njerëzit në nevojë në vetë lagjen tuaj duke ofruar
ndihmë të përkohshme në formë ushqimi, veshjeje dhe në kërkimin për punësim. Përfituesve u
jepet mundësia të punojnë, nëse është e mundur, në këmbim të kësaj ndihme.
E Dhjeta dhe Oferta e Agjërimit
Zoti na ka këshilluar të paguajmë një të dhjetën e të
ardhurave tona si të dhjetë, që të përdoret për Kishën e Tij këtu në tokë. Nuk ka shërbesë
të paguar në Kishë. Për ata që paguajnë të dhjetën, Perëndia ka premtuar bekime të mëdha.
Pagimi i së dhjetës është gjithashtu një mënyrë për ne që të tregojmë se të mirat materiale
dhe grumbullimi i pasurisë nuk janë qëllimet më të larta të ekzistencës sonë. E dhjeta nuk
është një gjë e re. Ajo ka qenë qysh në kohën e Dhiatës së Vjetër përpara se Krishti të
lindte (Malakia 3:8-10). Një herë në muaj ne gjithashtu heqim dorë nga ushqimi dhe pija për
dy vakte të njëpasnjëshme dhe ndihmojmë me një ofertë agjërimi të barabartë me vlerën e dy
vakteve. Peshkopët mund ta përdorin këtë dhurim për t’u kujdesur për ata në nevojë në zonën
e tyre vendore.
Shpallja e Fjalës së Tij
Kjo është çka më shumë se 50.000 misionarët tanë kohëplotë po
bëjnë. Ju ndoshta i keni parë në rrugët e qytetit tuaj. Ata dallohen pasi udhëtojnë në
dyshe, veshin kostume ose fustane të errëta dhe mbajnë etiketa me emrat identifikues.
Shumica janë të rinj nën moshën 25 vjeç, por shumë janë të moshuar në pension që zgjedhin të
shërbejnë gjithashtu. Angazhimi dhe devotshmëria e tyre janë mbresëlënëse kur mendoni se
shumica shërbejnë midis 18 deri 24 muaj dhe financojnë tërësisht misionet e tyre,
përjashtuar transportin për në vendin e punës dhe kthimin. “Ata qenë dy vitet më të mira të
jetës sime!" është një refren i zakonshëm që dëgjohet nga misionarët e kthyer.
Ne gjithashtu e përhapim dhe e japim mësim fjalën e Krishtit
në shtëpi, në lagjet tona dhe në bashkësitë tona. Të gjithë mormonët, përfshirë fëmijët dhe
adoleshentët, japin biseda mbi ungjillin në foltoren e Kishës sonë. Ne japim mësime të
ungjillit në Fillore (organizata e fëmijëve), te Të Rinjtë dhe Të Rejat (rinia jonë).
Ne japim mësime ungjilli në Fillore (organizata e fëmijëve),
te Të Rinjtë dhe Të Rejat (organizata të rinisë), te Shoqata e Ndihmës (për gra të rritura)
dhe në Priftëri (për burrat). Ne japim orë mësimore fetare në ditët e javës për adoleshentë
dhe anëtarë që janë në moshë universitare. Përhapja e mesazhit të Perëndisë me fjalët dhe
veprimet tona është një pjesë integrale e jetës sonë.
Ne shpallim fjalën e Perëndisë kur ne bëjmë punët e Tij. Kjo
do të thotë të zgjerojmë ndihmën tonë tej kufijve të bashkësive tona. Do të thotë gjëra të
tilla si shërbimi në komunitet dhe ndihma ndaj të varfërve e nevojtarëve. Krishti
tha:
“Sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të
mi më të vegjël, këtë ma bëtë mua" (Mateu 25:40).
Mormonët e hershëm duruan shumë përndjekje për shkak të
kërcënimit të përfytyruar tregtar, politik dhe fetar ndaj fqinjëve të tyre. Edhe sot disave
u pëlqen të tallen me ne për shkak të disa bindjeve tona që nuk puqen shumë me rrymën
kryesore si mospërdorimi i alkoolit, qëndrimi i dëlirë para martese dhe veshja e rrobave të
thjeshta. Udhëheqësit e Kishës sonë gjithmonë na nxitin të sjellim të tjerë në tufë, të
respektojmë dhe të admirojmë fetë e botës dhe na porositin të mos veprojmë në frymë
egoiste.
Historia Familjare
“Përse ka interes të madh për historinë familjare?" pyetemi
shpesh. Kjo është sepse ne besojmë që bekimet kurorëzuese në tempujt tanë janë ceremonitë që
bashkojnë burra, gra dhe fëmijë në marrëdhënie të përjetshme familjare. Ne duam që secili të
ketë mundësi t’i gëzojë ato – edhe paraardhësit tanë që tashmë kanë vdekur – kështu ne i
kryejmë këto rite tempulli dhe të tjera për ta me anë të mëkëmbësve. Ata që kanë vdekur
atëherë, kanë mundësi t’i pranojnë apo t’i kundërshtojnë ato në botën e shpirtrave. Si
rrjedhim, kërkimi për historinë gjenealogjike ose familjare është pararendësi thelbësor i
punës së tempullit për të vdekurit.
Duke ditur se miliona njerëz kudo në botë kanë arsyet e tyre
që interesohen për historinë familjare, ne i bëjmë koleksionet tona të të dhënave të
mikrofilmuara dhe të dixhitalizuara të disponueshme pa pagesë për të gjithë. Në fakt,
Biblioteka e Historisë Familjare në Solt-Lejk-Siti në Juta, është biblioteka më e madhe
gjenealogjike në botë dhe ofron qasje te shumë koleksione të dhënash, me më shumë se dy
miliardë emra njerëzish të vdekur. Ne gjithashtu përdorim pa pagesë një nga shërbimet
gjenealogjike më të njohura në internet, në www.familysearch.org. Faqja përmban një miliard emra nga më
shumë se 110 vende e territore dhe përfshin, midis të dhënave të tjera, Regjistrimin e
Popullsisë së Shteteve të Bashkuara në 1880-ën, Regjistrimin e Popullsisë Kanadeze në
1881-shin, Regjistrimin e Popullsisë së Britanisë të 1881-shit, bazën e të dhënave të
Ishullit Ellis dhe Dokumentet e Bankës Freedman.