mormon.org Në mbarë botën

Përshëndetje, unë jam Karina

  • Karina Navas
  • Karina Navas
  • Karina Navas
  • Karina Navas
  • Karina Navas
  • Karina Navas
  • Karina Navas
  • Karina Navas

Rreth Meje

Emri im është Karina Tapia Navas; më pëlqejnë sportet, sidomos xhudoja. Të shkuarit në plazh është një nga veprimtaritë e mia të parapëlqyera. Unë jam e dyta ndër katër fëmijë. Studioj fizioterapi dhe aktualisht jetoj me motrën time më të madhe, bashkëshortin e saj dhe dy mbesat e mia të vogla Noeliën dhe Kamilën. Ajo që më pëlqen më shumë, është të kaloj kohë me miqtë dhe familjen time. Më pëlqen shumë të bëj ëmbëlsira me ta.

Përse Jam Mormon

Unë jam mormone sepse ajo është mënyra e jetesës që vendosa të kem; është udha e drejtë dhe mënyra me të cilën mund të ndihmoj dhe të jem shembull pozitiv për njerëzit përreth meje. Unë e di se prindërit e mi morën vendimin më të mirë kur u kthyen në besim në ungjill, sepse ajo na dha mundësinë – vëllezërve të mi dhe mua – të njohim dashurinë e Atit Qiellor për fëmijët e tij këtu në tokë. E di se jam në udhën e drejtë sepse kjo është ajo që ndiej në zemrën time.

Si e jetoj unë besimin tim

Unë vazhdimisht përpiqem të ndaj ungjillin me miq dhe njerëz që njoh. Mua do të më pëlqente që çdo njeri t’i gëzonte bekimet që marr unë në jetën time, e cila udhërrëfehet nga ungjilli.