mormon.org Në mbarë botën

Përshëndetje, unë jam Julie Hillyard

  • Julie Hillyard
  • Julie Hillyard
  • Julie Hillyard
  • Julie Hillyard
  • Julie Hillyard
  • Julie Hillyard
  • Julie Hillyard
  • Julie Hillyard

Rreth Meje

Pata bekimin për të udhëtuar nëpër botë me Dr. Stefën R. Kovej për disa vjet (puna e ëndrrave!!!), por zgjodha të heq dorë nga ai kur takova njeriun e ëndrrave të mia dhe ne krijuam një familje. Neve na pëlqen të vrapojmë, të ngasim biçikletën, të bëjmë ngjitje në mal e të udhëtojmë së bashku. Kemi tre të vegjël të mrekullueshëm dhe i vogli ynë i mesëm ka autizëm të rëndë, çrregullim të përpunimit shqisor dhe një larmi vonesash në zhvillim. Po mësoj të dua një jetë që nuk e kisha pritur kurrë, që është e mbushur me sfida të pashoqe çdo ditë.

Përse Jam Mormon

U rrita si shdm dhe kam ndier gjithnjë se ajo që besoja dhe ajo që mësonin në Kishë, kishte kuptim logjik. E pranoj, e dua logjikën – ajo funksionon për mua. Kur isha në të njëzetat e mia, kisha mbaruar një mision për Kishën shdm i cili e forcoi tej mase besimin tim, dhe po punoja ngushtë me Dr. Stefën Kovej, një shembull i jashtëzakonshëm i dikujt që e jeton dhe e ka si ajër besimin e tij. E dëgjova të jepte leksion pas leksioni rreth profetit Jozef Smith dhe mësimeve shumë vetjake që ne marrim nga përvoja e tij me Perëndinë, Atin, dhe Birin e Tij, Jezu Krishtin. Një nga ato mësime është ai i potencialit hyjnor që secili prej nesh e zotëron – njohuria se ne e zotërojmë me plot kuptimin e fjalës ADN-në e hyjnueshmërisë që siguron të kuptuarin edhe të faktit se KUSH jemi dhe se të KUJT jemi. Sidoqoftë, prapëseprapë, ai mësim i foli kryesisht mendjes sime. Duke kaluar disa vite. … Tani jam martuar me njeriun e ëndrrave të mia dhe kam një fëmijë që u diagnostikua me një paaftësi që më trembi për vdekje – me autizëm. Në atë pikë, e kuptova se ajo që unë besoj për potencialin e tij, mund/do ta ndryshonte jetën e djalit tim të vogël. Për shkak se e dija në mendjen time – dhe teksa ia derdhja zemrën time Perëndisë, u bëra e sigurt në mënyrë të pamohueshme edhe në thellësinë e zemrës – se Mateu ka një shpirt të jashtëzakonshëm. Asnjë emërtim nuk do ta ndryshojë potencialin e tij dhe, si nëna e tij, unë kam përgjegjësinë t’ia komunikoj atij vlerën dhe potencialin e vet në një mënyrë që ta frymëzojë djalin ta kuptojë atë gjithashtu. Ajo dije e sigurt – për faktin se KUSH jam dhe kush është ai, e ndërthurur me dijen për faktin se të KUJT jemi – është bërë një forcë udhërrëfyese në jetën time dhe një forcë që më jep largpamësi ndërsa mundohem të përballoj disa nga sfidat që vijnë me rritjen e një fëmije si Mateu im i ëmbël.

Si e jetoj unë besimin tim

Besoj fuqimisht se Perëndia shpesh na jep përvoja që na ndryshojnë e na mësojnë, në mënyrë që të jemi në gjendje t’i ndihmojmë e t’i ngremë të tjerët moralisht. Bashkëshorti im është një dentist pediatër me pasionin për t’i ndihmuar fëmijët që kanë nevoja të veçanta dhe, për shkak të përvojave me vetë fëmijën tonë me nevoja të veçanta, unë kam një dëshirë të fortë për t’i ndihmuar prindërit e tjerë që përballen me sfida të ngjashme. Kohët e fundit ne kemi mbajtur një sërë ngjarjesh për prindërit të quajtur Fuqia e Potencialit me synimin për të na ndihmuar të përqendrohemi te potenciali i fëmijëve tanë në vend që të mbërthehemi nga sfidat e sjelljes e sfida të tjera që ndonjëherë mund të na shpërqendrojnë nga ajo që e dimë se mund të bëhemi – ne do ta gjejmë atë që po kërkojmë, ndaj, nëse kërkojmë më të mirën te fëmijët tanë, ne do ta gjejmë atë dhe, si rrjedhojë, do t’i trajtojmë ata ndryshe. Unë nisa dhe një ditar në internet të quajtur Fitore të Vogla, Mrekulli të Mëdha që të më kujtojë të përqendrohem te gjërat e vogla të cilat përndryshe nuk do t’i shihja, që përfaqësojnë mrekulli për të cilat duhet të jem mirënjohëse. Ka qenë një ushtrim me të ndierit e dobët për mua sepse është një ditar në internet “me zemër në dorë” dhe unë parapëlqej personalitetin “supergruaja-që-i-ka-të-gjitha-nën-kontroll” të cilin isha mësuar të isha në gjendje ta çoja përpara.