mormon.org Në mbarë botën

Përshëndetje, unë jam Carolina Veloz

  • Carolina Veloz
  • Carolina Veloz
  • Carolina Veloz
  • Carolina Veloz
  • Carolina Veloz
  • Carolina Veloz
  • Carolina Veloz
  • Carolina Veloz

Rreth Meje

Jam një njeri i lumtur dhe argëtues. Më pëlqen të vallëzoj. Më pëlqen të argëtohem me miqtë, të dal, të [shikoj] filma e të bëj gjithçka të mundur për ta ndarë me njerëzit atë që më ndihmon të jem një njeri më i mirë dhe atë që më ndihmon të jetoj një jetë të lumtur. Më pëlqen së tepërmi të dëgjoj muzikë që më ndihmon për t’u frymëzuar në punën time. Më pëlqen vërtet të jap mësim, si në fushën time, ashtu edhe në Kishë.

Përse Jam Mormon

Më pëlqen së tepërmi të jem mormone. Ndihem sikur jam në një familje të madhe dhe ne e mbrojmë dhe kujdesemi për njëri-tjetrin pavarësisht nga vendi se ku jemi. Për mua, të qenit mormone është një mënyrë jetese. Nuk mendoj se do të kishte qenë e mundur që unë të isha njeriu i lumtur që jam sot, pa Kishën.

Si e jetoj unë besimin tim

Më pëlqen së tepërmi të shërbej në Kishë duke u përpjekur të bëj çmos për ta përmbushur thirrjen time. Tani po punoj me të rinj dhe të reja të moshave 14–17 vjeç. Jam shumë e emocionuar që shërbej dhe kënaqem nga aktivitetet. Ndiej se kur u shërben të tjerëve, i harron shqetësimet dhe kjo i bën shqetësimet e mia më të lehta për t’u mbajtur.