mormon.org Në mbarë botën

Përshëndetje, unë jam Angie Pamela Wong Diaz

  • Angie Wong
  • Angie Wong
  • Angie Wong
  • Angie Wong
  • Angie Wong
  • Angie Wong
  • Angie Wong
  • Angie Wong

Rreth Meje

E kam pasion gatimin dhe të ngrënin. Mënyra ime e të gatuarit është e ndryshme sepse unë e jap mësim ungjillin dhe gatimin si familje, gjë e cila është e rëndësishme. Në kuzhinë ne mësojmë bashkimin, krijojmë tradita dhe tregojmë dashuri; ne e ndihmojmë njëri-tjetrin, japim falënderime dhe e ndajmë me fëmijët tanë. Kjo është ajo që më mësuan prindërit e mi dhe kjo është ajo që u kam mësuar fëmijëve të mi, që kur ishin të vegjël. Duke përdorur receta, kurse dhe seminare praktike, u mësoj motrave dhe zonjave si të zhvillohen me mbështetjen te vetja në shtëpi. Nuk është e lehtë për gratë që kanë probleme në jetë, që kanë një shtëpi, punë dhe fëmijë, por mund të bëhet. Çdo ditë unë ngrihem në mëngjes dhe lutem për të filluar një ditë të re e të bukur. Buzëqesh dhe jam e lumtur në mënyrë që të jetë e lehtë. Jam shumë e ngarkuar me punën time si nënë e tre fëmijëve të vegjël. Ata janë përparësia ime në jetë. Bashkëshorti im i mrekullueshëm është shtylla ime. Ne e bëjmë programin televiziv si çift dhe e ndihmojmë njëri-tjetrin si familje. Unë përpiqem t’i përmbush synimet e mia në jetë dhe të jap më të mirën nga vetja, e vetmja grua në kanalin televiziv e cila punon në atë program, është një anëtare e drejtë dhe e vetme, dhe unë gjithnjë përpiqem t’i ndihmoj të tjerët. Por e di se e jap mësim ungjillin kur sillem si një shembull për veten time dhe të tjerët.

Përse Jam Mormon

Prindërit më rritën në Kishë. Unë jam mormone. Në këtë jetë kam mësuar kur isha adoleshente, jam pjekur dhe i kam përmbushur kriteret e mia. Nëpërmjet vetë përvojave të mia, kam arritur të kuptoj se Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është Kisha e vërtetë. Jam lutur për ta kuptuar atë dhe e kam marrë përgjigjen time. Çdo ditë e pohoj atë nëpërmjet bekimeve të mia dhe mundësive të mia për të përparuar. E di se jam një bijë e Perëndisë, se Ai jeton, se Ai më dha Jezusin si Shpëtimtarin tim dhe se vetëm unë vendos a do ta ndjek Atë apo jo. Ai u është përgjigjur lutjeve të mia. Në jetën time, kam arritur të kuptoj se ne duhet të shohim anën pozitive në sprovat tona që të përmirësohemi si individë. Kështu, me ungjillin është edhe më e lehtë t’i kapërcesh vështirësitë e jetës. Kjo është ajo që ungjilli më ka mësuar në jetën time të përditshme. E shoh atë te fëmijët e mi kur u mësoj atyre ungjillin dhe kur ata thjesht bëjnë një lutje dhe japin falënderime dhe kërkojnë diçka si fëmijë që janë. Kjo është arsyeja pse e di pa asnjë dyshim se ajo është e vërtetë, ngaqë e shoh atë në jetën time vetjake dhe në jetën e familjes sime. Kjo na bën më të fortë.

Si e jetoj unë besimin tim

E jetoj besimin tim duke shërbyer, kjo është ajo që na mësoi Mësuesi. Më kujtohet atëherë kur i vendosa vetes synimin për të shërbyer në një shtëpi vendore për pensionistët. U ofrova atyre një darkë Krishtlindjeje, u solla dhurata dhe dhashë nga koha ime për t’iu lexuar apo thjesht për t’i dëgjuar historitë e tyre. Ishte një përvojë e pashembullt. Mësova shumë gjëra dhe ne ndihmuam së bashku me të rinjtë e Kishës. Në programin televiziv, unë vë në zbatim ato që kam mësuar rreth ruajtjes së ushqimit dhe amvisërisë në mënyrë që të përballem me kohë të vështira me një qëndrim më pozitiv që të mund të jem e suksesshme. Çdo ditë, e jetoj besimin tim më vete dhe me familjen time në mënyrë që të përmirësohem. Nuk jam e përkryer, por përpiqem të përmirësohem në gjërat që bëj për të ndihmuar ata që kanë më së shumti nevojë. Më pëlqen shumë që t’i ndihmoj të tjerët dhe t’u mësoj ato pak që di. Një recetë gatimi është si besimi. Në ungjill, nevojiten përbërës të ndryshëm për ta bërë ushqimin të përkryer. Në të njëjtën mënyrë ndodh me besimin, ungjillin, dashurinë, familjen, dhuntitë shpirtërore dhe të qenit një shembull. Duke i ndihmuar bashkëqeniet tona me këto dhe shumë gjëra të tjera, ne do të jemi në gjendje të gatuajmë ushqim të shkëlqyer. Ne të gjithë i kemi përbërësit në kuzhinën tonë, por ne nuk dimë si t’i përdorim ato siç duhet që të bëjmë një gatim të veçantë. Po ashtu, ne duhet t’i vëmë në zbatim ata përbërës në jetën tonë të përditshme për t’i shtuar shije ushqimit tonë dhe jetës sonë. Ungjilli na mëson atë dhe më tepër se kaq, prandaj le ta vëmë atë në zbatim të besimit tonë.