mormon.org Në mbarë botën

Përshëndetje, unë jam Ale Zumba

  • Alejandra Vidal
  • Alejandra Vidal
  • Alejandra Vidal
  • Alejandra Vidal
  • Alejandra Vidal
  • Alejandra Vidal
  • Alejandra Vidal
  • Alejandra Vidal

Rreth Meje

Jam 41 vjeçe, jam e martuar [dhe kam] tre fëmijë të bukur. I dua kafshët dhe i mbroj njerëzit e pambrojtur. Pasioni im është vallëzimi, kështu që punoj si mësuese e zumbës, gjë që më jep mundësinë t’u sjell shëndet e lumturi njerëzve të tjerë dhe motoja ime është: Nëse je i brengosur, VALLËZO! Nëse je i sëmurë, VALLËZO! Nëse të lanë në baltë, VALLËZO! Nëse ke humbur, VALLËZO! … epo … bla, bla, bla, VALLËZO, VALLËZO DHE VALLËZO!

Përse Jam Mormon

E njoha Kishën kur isha shumë e re. Prapëseprapë, me kalimin e kohës, munda ta ndieja se kisha marrë një vendim të drejtë. Nuk mund ta përfytyroj jetën time pa ungjillin e Jezu Krishtit, ka qenë një përkrahje e qëndrueshme në jetën time dhe më ka bërë gruan, nënën, bijën, motrën, bashkëshorten dhe miken që jam. Kur fillova ta lexoja Librin e Mormonit më dukej si një histori e pabesueshme e disa njerëzve magjepsës, por më pas u rrit në zemrën time një ndjenjë mirënjohjeje ndaj Perëndisë ngaqë e dija se gjithçka që lexoja ishte e vërtetë dhe se çdo fjalë e shkruar është një ndihmë në jetën time dhe një pasuri dijesh e mësimesh të çmuara. Ai është një libër magjik që, sa herë që e lexoj, më mëson gjëra të reja. E dua këtë ungjill sepse më mësoi ta dua të afërmin tim dhe ta di me siguri se, nëse bëj gjënë e drejtë, do të jem me njerëzit e mi të dashur në përjetësi.

Si e jetoj unë besimin tim

E kam pasur gjithnjë mundësinë për të dhënë mësim në Kishë, kjo më ka ndihmuar të rritem si njeri dhe t’i ndihmoj të tjerët. Tani për tani jam drejtuese muzike në mbledhjet e të dielave. E dua muzikën! Jap mësim edhe në Shkollën e së Dielës tek anëtarët në moshë madhore. Është e mrekullueshme të mësoj nga çdo mësim dhe jap mësim sepse jam gjithnjë duke mësuar. Marrëdhënia ime me Jezusin është shumë e ngushtë sepse e di se Ai është vëllai dhe miku im dhe nuk më ka lënë kurrë në çastet më të vështira.