GIF-e për Krishtlindje

GIF-et janë një lloj formati skedarësh të animuar. GIF-et për Krishtlindje i përkushtohen kremtimit të lindjes së Shpëtimtarit tonë, Jezu Krishtit. Këtë stinë Krishtlindjeje, shkarkoji dhe shpërndaji këto GIF-e të animuara tek ata që i do.

Mateu 1:18

Tani lindja e Jezu Krishtit ndodhi në këtë mënyrë.

Lluka 1:26-27

Engjëlli Gabriel u dërgua nga Perëndia në një qytet të Galilesë, që quhej Nazaret, te një e virgjër, që ishte e fejuar me një njeri që quhej Jozef, nga shtëpia e Davidit; dhe emri i virgjëreshës ishte Maria.

Lluka 1:30

Dhe engjëlli i tha: ‘Mos ki frikë, Mari, sepse ke gjetur hir para Perëndisë.

Lluka 1:31

Dhe ja, ti do të mbetesh shtatzënë dhe do të lindësh një djalë, dhe do t’ia vesh emrin Jezus.’

Lluka 1:32

Ai do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i Shumë të Lartit; dhe Zoti Perëndi do t’i japë fronin e Davidit, atit të tij.

Mateu 1:20

Por, ndërsa bluante me vete këto çështje, ja që iu shfaq në ëndërr një engjëll i Zotit.

Lluka 1:41

Sapo Elizabeta dëgjoi përshëndetjen e Maries, fëmija i kërceu në bark.

Lluka 2:1

U shpall një dekret nga ana e Cezar Augustit, për të kryer regjistrimin e popullsisë të gjithë perandorisë.

Lluka 2:3

Dhe të gjithë shkonin të regjistroheshin, secili në qytetin e vet.

Lluka 2:4–5

Tani edhe Jozefi doli nga … Galile[a], për të shkuar … në qytetin e Davidit, që quhet Bethlehem, … për t’u regjistruar bashkë me Marinë, gruan e vet, me të cilën ishte martuar dhe që ishte shtatzënë.

Lluka 2:7

Në han nuk kishte vend për ta.

Lluka 2:6

Kështu, ndërsa ishin atje, asaj i erdhi koha të lindë.

Mateu 2:2

Pamë yllin e tij në Lindje dhe erdhëm për ta adhuruar.

Lluka 2:8

Tani në po atë krahinë ishin disa barinj që rrinin jashtë, në fusha, dhe natën ruanin kopenë e tyre.

Lluka 2:9

Dhe ja, një engjëll i Zotit iu paraqit atyre dhe lavdia e Zotit shkëlqeu rreth tyre e ata i zuri një frikë e madhe.

Lluka 2:10

Por engjëlli u tha atyre: “Mos druani, sepse unë po ju lajmëroj një gëzim të madh për të gjithë popullin”.

Lluka 2:13-14

Dhe menjëherë engjëllit iu bashkua një shumicë e ushtrisë qiellore, që lëvdonte Perëndinë, duke thënë: “Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij!”.

Mateu 2:9‑10

Dhe ja, ylli që kishin parë në lindje u shkonte përpara atyre.

Lluka 2:7

Dhe ajo lindi djalin e saj të parëlindur, e mbështolli me pelena.

Lluka 2:19

Maria i ruante të gjitha këto fjalë, duke i medituar në zemrën e saj.

Lluka 2:16

Shkuan, pra, me nxitim dhe gjetën Marinë, Jozefin dhe fëmijën që ndodhej në një grazhd.

Lluka 2:15

Barinjtë i thanë njëri-tjetrit: “Le të shkojmë deri në Bethlehem për të parë ç’ka ndodhur”.

Mateu 2:1

Ja që disa dijetarë nga lindja arritën në Jeruzalem.

Mateu 2:11

Pastaj hapën thesaret e tyre dhe dhuruan: ar, temjan dhe mirrë.

Isaia 9:5

Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të mbështetet perandoria dhe do të quhet Këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm, Princ i paqes.